Maestro i ka prerë totalisht marrëdhëniet me Luizin, ndonëse janë në një shtëpi ata as nuk komunikojnë më, fakti që dy njerëzit më të dashur për Kiarën brenda shtëpisë po zihen, kjo e bën atë të shqetësohet.
Luizi po debatonte me banorët për marrëdhënien e tij me Maestron dhe në një moment ndërhyn Kiara.
“Më lër rehat moj burrneshë!”, i kthehet Luizi teksa e shtyn pak në nerva e sipër.
Pas kësaj Kiara i thotë Luizit dhe banorëve që është e shqetësuar, pasi dy njerëzit që ajo do më shumë aty brenda, po zihen me njeri-tjetrin.
Më pas, Kiara merr Luizin jashtë dhe diskutojnë për çfarë ndodhi.
“Ti nuk njeh limite. Të kërkon tjetri ndjesë vazhdo ik përpara. Ke 10 banorë të tjerë për t’u marrë. Unë nuk e besova çfarë ndodhi, vetëm kur e pashë të dridhet. Kur e sheh në atë pikë ndalo!”, i tha Kiara-Luizit.
Diskutime rreth kësaj post