Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar anëtarët e rinj të kryesisë së kësaj force politike, ku me anë të një postimi në “Facebook”, Meta thekson se “integriteti i lidershipit dhe energjia rinore, garanci për triumfin e Partisë të Lirisë në 14 Maj”.
Postimi:
“Një urim të përzemërt për anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë të Lirisë.
Jam i bindur se me Prof.Luigj Turmalaj, Dr.Gentian Çalën, Viktor Tushën, Kontiana Kuçin, Ismeralda Seidollin, Anisa Ibraj dhe Faik Bashën fuqizojmë përfaqësimin e Partisë të Lirisë dhe autoritetin e lidershipit të saj.
Integriteti i lidershipit dhe energjia rinore, garanci për triumfin e Partisë të Lirisë në 14 Maj!”, shkruan Meta në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post