Vëllai i Madh, ditën e djeshme, u ka dhënë një mision sekret Olta Gixharit dhe Luiz Ejllit, ku të këta të dy duhej që t’u mbushnin mendjen banorëve të rinj që të hidheshin në pishinë.
Nëse ata pranonin, atëherë atyre do u hiqej imuniteti 2 javor që kishin.
Ata ia arritën qëllimit, madje ata bindën edhe banorët e tjerë që t’i ndihmonin dhe të hidheshin edhe ata në pishinë.
Duket se kjo gjë nuk është pritur mirë nga Tan Brahimi, i cili është shok i Luizit.
Dy artistët kanë biseduar me njëri-tjetrin në lidhje me këtë veprim.
Pjesë nga biseda:
Luizi: “Nuk dua përballje me Kiarën unë. Kuptoje drejt. Mund të jetë edhe nominim dy vetë. Ke me nxjerrë në nominim dy vetë”.
Tani: “Po ti nuk e di se çfarë ka zarfi mo burrë, të lutem shumë”.
Luizi: “Unë e di se si funksionon se nuk kam lënë “Big Brother” pa shikuar para se të hyja këtu. Dhe e di të gjitha alternativat e zarfeve të kuq”.
Tani: “E ti mendon se je 1 hap para atij që është duke e organizuar”.
Luizi: “Jo nuk jam 1 hap para. E di ça kanë zarfet e kuq dhe ky nuk mundet me shpik gjëra të tjera, përveç atyre që janë bërë. Janë 4-5 alternativa nuk ka të tjera. Dhe në 4-5 alternativa, 4 janë që mund të bien me u përballë kokë më kokë me Kiarën. Ajo ka të drejtën e Zotit me e bërë, sepse do ja bëja edhe unë. Kështu që për me e hap harkun…”.
Tani: “Këtu çdo gjë që nxirret nga goja është autogol. Çdo gjë që dëgjon ai që është duke e organizuar. Komplet muhabetin që bën ti është bosh”.
Luizi: “Prandaj thashë janë 4-5 alternativa”.
Tani: “Ai nesër shpik një sfidë të vogël”.
Luizi: “Nuk ka kohë se është prime nesër”.
Kiara: “O Tani, mund të ndodhi çfarëdo lloj gjëje. Unë e kam marrë parasysh se mund të jem edhe unë. Nuk do të thotë se ju shpëtuat nga kjo gjë, juve ju hoq imuniteti, tani unë jam e pa rrezikuar. Nesër mund të dal dhe jam shumë e sigurt me këtë”.
Tani: “Ne shumë na zgjati. Unë do kisha dashur ta provoj shumë shpejt me dalë në nominim”.
Diskutime rreth kësaj post