Ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tregoi në një intervistë televizive tregon lidhjen familjare që ka me Kosovë, ish-ministër i Jashtëm kur Kosova shpalli Pavarësinë, Basha u shpreh se lidhja e tij me Kosovës është më e vjetër se ai vetë, pasi nëna e tij është bijë e dy shqiptarëve të Kosovës.
“Lidhja me Kosovën është më e vjetër se unë, nëna ime është bijë e dy shqiptarëve të Kosovës. Gjyshja ime ishte nga Peja ndërsa gjyshi nga Drenica. Të d janë njohur në Tiranë”, tregoi Lulzim Basha.
Ai tregoi se hera e parë kur kishte shkuar në Kosovë ishte më 14 qershor, ditën e zmbrapsjes së forcave serbe.
“Kam shkuar në Kosovë në një moment shumë dramatik pas luftës, 14 qershor kur varganit të automjeteve të KFOR britanik iu bashkëngjiten dy automjete të bardha të OKB. Kam qenë atje ditën e zmbrapsjes se forcave serbe, emocioni është i pakrahasueshëm. Për të gjithë shqiptarët ka qenë një ndjesi e papërshkueshme gjendja në një territor ku gjenden po kaq shqiptarë sa në Shqipëri, por ishte i padepërtueshëm”, kujtoi Basha.
Diskutime rreth kësaj post