Këngëtari Luiz Ejlli, u ka treguar banorëve se disa fëmijë, vijnë çdo ditë pranë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” dhe brohorasin,“O Luiz o kampion”, u dëgjua të thonin të vegjëlit teksa në oborr ishte Luizi, Kiara, Maestro dhe Olta.
Kjo e fundit, duke qënë se u ndje e lënë mënjanë nga “dashuria” e fansave, reagoi, por jo ashtu siç e prisnim.
Aktorja tha se personat jashët po bërtisnin “O Luiz o legen”.
Kjo u prit me të qeshura nga Luizi, i cili i sqaroi se nuk është hera e parë që këta persona brohorasin për të.
Biseda e plotë mes tyre:
Luiz: “Ça është”?
Personi nga ana tjetër e shtëpisë: “O Luiz…”.
Kiara: “O Luiz thotë”.
Olta: “O Luiz o legen…”.
Luizi: “O legen, deka, seriozisht e ke? Të kam thënë, ke probleme me sy e me veshë. Është i njëjti zë që vjen çdo mëngjes”.
Maestro: “Një problem do kesh me këtë, i ngel qefi shumë shpejt”.
Luizi: “O Luiz o kampion, kjo o Luiz o legen. Ai vjen ditë për ditë”.
Maestro: “Mos tha fjalë tjetër”?
Luizi: “O Luiz o legen thotë kjo, është e drejta e saj”.
Olta: “Ashtu e dëgjova ore. Po ç’të duhet ta dëgjosh, dhe ajo të duhet”.
Diskutime rreth kësaj post