Kosova shënoi sot 15-vjetorin e Pavarësisë, e pikërisht në këtë ditë nuk munguan urimet nga Shqipëria dhe ndërkombëtarët të cilët shprehën mbështetjen për Prishtinën.
“Falënderimi më i madh i takon Shqipërisë për pavarësinë e Kosovës. Çdo gjë, qoftë Adem Jashari, ushtrimet e para ushtarake i kanë bërë në Shqipëri, me ato armë të ndryshkura e të pandryshkura ja kemi nis luftës çlirimtare në Kosovë. Një rol shumë të madh ka luajtur Ramiz Alia. Ka bërë në shumë se mundësitë reale që ka pasur. Shqipëria ka bërë mjaft në diplomacinë ndërkombëtare”, tha Milaim Zeka.
Analisti Zeka komentoi po ashtu edhe seancë solemne që u mbajt në Kuvendin e Kosovës. Zeka tha se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti nuk përmendën sot Hashim Thaçin, i cili shpalli pavarësinë e Kosovës dhe sot ndodhet në Hagë. Sipas Zekës, sfida më e madhe e Albin Kurti është arroganca që po tregon kundrejt SHBA-së.
“Presidentja dhe kryeministri nuk thanë asnjë fjalë për ish-presidentin Thaçi dhe njeriun që shpalli pavarësinë e Kosovës. Unë kam qenë kundërshtar politik i Thaçit, por nuk jam kundërshtar historik siç janë Osmani dhe Kurti. Se kanë përmendur fare sot. Ai është njeriu që e ka shpall pavarësinë.
Sfida Albin Kurti është që po tregon arrogancë dhe mosdëgjueshmëri nga SHBA. Ai njeri që është treguar i padëgjueshëm në raport me perëndimin dihet se ku kanë përfunduar. Kurti duhet ti tregojë kombit shqiptar që është kërkesë e BE dhe SHBA që një orë e më parë të formulojë asociacionin e komunave serbe”, tha Zeka.
Diskutime rreth kësaj post