Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj deklaroi se grupimi i Sali Berishës është më i madhi brenda kësaj force politike, por sipas tij, nuk e mund dot kryeministrin Edi Rama.
Xhaferaj u shpreh se opozita nuk është në gjendje të ofrojë një alternativë. Xhaferaj shtoi se duhet një lidership, përtej dy grupimeve aktuale në Partinë Demokratike.
“Kemi një opozitë radikale, kur tani në prag të zgjedhjeve lokale duhej të merrej me paraqitjen e programeve alernative dhe me strukturimin e saj të brendshëm, sepse ka shumë probleme.
Nga ana tjetër, kemi një opozitë tjetër, që pas dorëheqjes së zotit Basha, nuk kemi bërë gjënë e duhur. Zoti Alibeaj nuk ishte në gjendje, ne nuk lëvizëm, nuk ishim në gjendje të ktheheshim në alternativë bindëse. Si grupimi i zotit Berisha, si grupimi jonë, e provuam më 6 mars.
Sikurse po e provon Berisha me protestat para parlamentit, edhe me protestën që do bëjë, Berisha ka provuar që është grupimi më i madh brenda nesh, por të gjithë bashkë kemi provuar që nuk e përmbysim dot qeverinë. Kjo e bën të domosdoshme që të shkojmë përtej nesh, për të ofruar një lidership nga brenda, apo më mnirë nga jashtë nesh”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post