Arian Çani ka ironizuar intervistën e kryeministri Edi Rama për gazetarin Blendi Fevziu. Ai i konsideron tallje deklaratat e Ramës, kurse moderatorin e “Opinion” e quan “fantomas” për herë të dytë.
“Vetë kryeministri, udhëheqësi, sulltani, sapo ka thënë që unë jam përmendur 14 herë në akuzën e FBI, në akuzën e prokurorëve për McGonigal, sepse jam i gjatë.
Unë them ça ka thënë… e ka thënë në Fevzo tani. Se unë nuk e shof këtë, po më thonë në mesazhe, që më kanë përmendur se jam i gjatë.
Ai tallet, ne nuk e dimë çfarë i ka thënë fantomasi mbrapa, dimë vetëm ç’ka thënë ai”, ka deklaruar Çani.
Diskutime rreth kësaj post