Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u bënë prindër për herë të parë të një djali, Trevit, të cilin duhet se do ta rrisin duke i mësuar dashurinë për Atdheun.
Jo më kot i vogli ka emrin Trev: “Trev është copa jonë, është bashkimi në një Kosovë-Shqipëri”, ka shpjeguar çifti, duke nënkuptuar se emri do të thotë që përmbledh pikërisht trevat shqiptare.
Prandaj, sot Einxhel i ka uruar Pavarësinë e Kosovës, djalit të saj. Përmes një postimi në “InstaStory”, moderatorja ka postuar një foto të të birit ku shkruan: Ta gëzosh përjetë Pavarësinë e Kosovës biri im! Ta duash e ta mbrosh si gjënë më të çmuar, tokën e bekuar, atdheun e trimave, identitetin tënd.
Diskutime rreth kësaj post