Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e sotme se shqiptarët duhet të bashkohen. Ai komentoi dhe marrëdhëniet me homologun Albin Kurti dhe theksoi se ato janë shumë të mira, kurse takimet “frymëzuese”.
Më tej, gjatë intervistës në “Opinion” kur u pyet për një deklaratë të kryeministrit të Kosovës, Edi Rama tha se Serbia duhet të njohë pavarësinë e saj dhe në fund të procesit të dialogut të kërkojë falje.
Pyetja: A jeni dakord me këtë ide të Kurtit?
Rama: Nuk dua të hyj në një çështje e cila është çështje e shpatullave të Kryeministrit dhe autoriteteve në Kosovë. Dihet botërisht që unë kam idetë e mia dhe qasjen time, qëllimi është i njëjtë, mendoj që Serbia duhet të njohë Kosovën, dhe të kërkojë falje dhe në fund të këtij procesi shqiptarët duhet të bashkohen.
Pyetja: Shqiptarët do të bashkohen?
Rama: Shqiptarët duhet të bashkohen. Po, sigurisht që edhe të njëjtën gjë do dhe Albini por, rrugën se si shkohet deri atje unë e mendoj ndryshe, Albini e mendon ndryshe. Por është Albini Kryeministri i Kosovës dhe i duhet të zgjedhë, unë i uroj të gjitha të mirat dhe suksese dhe realisht e realizoftë se ndoshta jam unë gabim.
Diskutime rreth kësaj post