Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar në studion e emisionitn “Opinion” arsyet për të cilat ka refuzuar të shkojë në parlament. Duke bërë një lloj “mea culpa” për retorikën e së shkuarës në kuvend, Rama tha se aktualisht kërkon të angazhohet në puinët e përditshme dhe jo në debatet politike.
“Unë e kam thënë më parë se të fillonte kjo zallamahi, që sa hyri viti ku kemi hyrë që do të jem shumë më i përqendruar në punët e përditshme dhe shumë më pak i angazhuar në politikën e llafeve të përditshme.
Dhe ndërkohë dua të them që jam angazhuar me zell të madh e me zjarr të madh për vite të tëra edhe në atë parlament dhe besoj pa dashjen time jam bërë pjesë e diçkaje që është një hall i madh dhe shqetësim i madh për gjithë publikun. Dhe ndjehem bashkëfajtor për gjithë atë skenë që është larg të qenit e denjë për të gjithë ata që na japin ne besimin.
Për këtë arsye nuk kam më disponim të hyj e të dal në skenën e përditshme si në fushatë elektorale. Në ditët e tjera të javës dhe muajit angazhimi im do të jetë i ndryshëm për të fshirë sadopak atë njollë bashkëfajësie për gjithë ata degradim dhe degjenerim”, tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post