Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të dhurojë 1 milionë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Kryeministri Rama surprizoi moderatorët e televizionit turk TRT, kur telefonoi drejpërdrejt në studio dhe njoftoi se ka vendosur të dhurojë 1 milionë euro në emër të popullit shqiptar.
Fushata për mbledhjen e fondeve po transmetohet në 213 televizione në Turqi, Qipron Turke, Azerbejxhan si dhe në 512 radio stacione, duke mbledhur deri më tani 5 miliardë dollarë.
“Faleminderit që më bëtë pjesë, jam shumë i nderuar të sjell në televizionin tuaj zërin e sensibilizimit të Shqipërisë. Shqipëria ka patur një ditë zie, me flamurin tonë në gjysmështize, për të shprehur solidaritet për këtë tragjedi. Ne kemi qenë sa më të shpejtë që mundëm të dërgojmë ekipet e shpëtimit. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që Turqia dhe Erdogan bënë pas tërmetit në 2019-ën, dhe kemi vendosur të mbështesim popullin turk. Shpresojmë se familjet turke do ta kalojnë këtë falë solidaritetit. Shqipëria në emër të qytetarëve shqiptarë do të dhurojë 1 milionë euro. E dimë që nevojiten shumë më tepër, por jemi pranë jush dhe japim çfarë të mundemi”, tha kryeministri Rama gjatë telefonatës me ogranizatorët në studio.
Turqia u godit nga dy tërmete katastrofikë rreth një javë më parë, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 41 mijë njerëzve.
Video:
Diskutime rreth kësaj post