Provoni dhe shtoni ushqimet e mëposhtme në mëngjesin tuaj për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Ju duhet te jeni te parrat qe te kujdeseni fillimisht per veten.
Thuaji “po” vezës
Përmban një sasi të madhe të lizinës dhe prolinës, aminoacide që kntribuojnë në formimin e kolagjenit. E verdha përmban vitaminë B12, e cila lufton njollat në fytyrë, dhe ka përbërës hidratues si luteina dhe zeaksantina. Një zgjedhje veçanërisht e mirë janë perimet jeshile të errëta, të tilla si spinaqi, plot me fitonutrientë, karotenoide, të cilat e mbajnë lëkurën të fortë.
Shtoni farat chia kudo
Farë të freskëta dhe super të dobishme, farat chia ju japin rreth 5,000 mg acide yndyrore Ω3 në vetëm 2 lugë. Këto yndyrna të mira forcojnë mbrojtjen natyrore të lëkurës duke parandaluar humbjen e lagështisë. Një studim tregoi se konsumimi i sasive të mëdha të acideve yndyrore Ω3 gjithashtu mbron nga melanoma.
Zgjidhni gjalpin më të mirë
A ju pëlqen gjalpi i kikirikut me bukë? Herën tjetër, provoni gjalpin e bajames. Në vetëm 2 lugë merrni 50% të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës E, një antioksidant që përmbys dëmtimin e radikalëve të lirë, i cili çon në plakjen e parakohshme dhe kancerin e lëkurës.
Diskutime rreth kësaj post