Një lajm i trishtë mësohet mbrëmjen e kësaj të mërkure. Babai i gazetarit Ronaldo Sharka nuk ia ka dalë dot në betejën me sëmundjen.,
Një ditë pasi u mësua për rëndimin e gjendjes së tij shëndetësore, babai Ronaldo do të shtrohej me urgjencë në reanimacion për trajtim shëndetësor.
Lajmin e ka bërë me dije vetë Ronaldo përmes rrjeteve sociale ku ka publikuar dhe një foto të trishtë që siç duket i përket momenteve të fundit në spital.
“Pusho i qetë në botën tjetër Bab”, shkruan shkurtimisht Ronaldo duke përcjellë në këtë mënyrë dhe lajmin e trishtë për humbjen e njeriut të tij më të dashur.
Kujtojmë se Ronaldo, deri pak javësh ishte gazetar dhe moderator pranë RTV Ora dhe Ora News, dhe do të shkëputej për t’u bërë pjesë e reality show “Big Brother VIP 2”, aty ku dhe ai rrëfeu në linjën e jetës së tij sëmundjen e rëndë me të cilën po përballej babai i tij.
Ndërsa ky i fundit i bëri një surprizë Ronaldos brenda në shtëpi.
“Unë dua të falënderoj njerëz që jo vetëm dinë të bëjnë televizion të mirë, por janë dhe modeste. Sara dhe Lori, Ju faleminderit me gjithë shpirt. Unë jam këtu sonte, ai është atje, sot kam kuptuar shprehjen e shqiptarëve që thonë shyqyr që është Big Brother që të heqim mendjen. Unë këtë kam bërë, po heq mendjen nga hallet e mia”- tha Ronaldo i përlotur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit.
Stafi i RTV Ora dhe Ora News i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ronaldos dhe familjarëve të tij!
Diskutime rreth kësaj post