Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë donacion prej 1 milion eurosh “në emër të qeverisë dhe të popullit shqiptar” në fushatën televizive “Türkiye Një Zemër” që po mbahet në Türkiye për grumbullimin e mjeteve për zonat e goditura nga tërmetet e fuqishme të javës së kaluar, transmeton Anadolu.
Rama është lidhur drejtpërdrejt nëpërmjet telefonit në fushatën që po transmetohet në televizionet e Türkiye-s, ku deri më tani janë grumbulluar afro 5,7 miliardë euro nga dhurues nga Türkiye dhe jashtë saj.
Kryeministri shqiptar tha se nuk do ta harrojnë ndihmën që Türkiye i ofroi Shqipërisë në tërmetin e vitit 2019.
Mbi 35 mijë njerëz kanë humbur jetën nga tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë me epiqendër në Kahramanmaraş, nga i cili prekën mbi 13 milionë njerëz në dhjetë provinca turke, përfshirë provincat Hatay, Gaziantep, Adıyaman, Malatya, Adana, Diyarbakır, Kilis, Osmaniye dhe Şanlıurfa.
Disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin, gjithashtu ndien lëkundjet e forta që goditën Türkiye-n jugore në interval prej më pak se 10 orësh.
Diskutime rreth kësaj post