Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme është pyetur nga gazetarët nëse do të jetë pjesë e protestës së PD të thirrur më datën 3 Mars, kur do të merret edhe vendimi se kujt i takon vula e PD.
Meta tha se do të jetë krah Berishës ndërsa nënvizoi se çështja e PD s’është vetëm e demokrateve, por e vetë demokracisë dhe e pluralizmit politik.
“Çështja e PD s’është vetëm e demokrateve, është e vetë demokracisë e pluralizmit politik. Çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit që është nisur shumë herët, rama-forma, ose drejtësia e Surrelit ka dhënë urdhër të mos regjistrojë vendimin në regjistër. Më 3 mars qytetarët të japin mesazhin që të mos bëhen bedela. Jemi në solidaritet të plotë me PD me demokratët anembanë Shqipërisë, në solidaritet me PD do jenë edhe socialistët. Socilistët e ndershëm që janë me këmbë në tokë dhe kërkojnë normalitet në vend”-tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post