Deputetët demokratë Belind Këlliçi dhe Flamur Noka janë aktualisht në Sekretariatin e Etikës dhe po njihen me kërkesën për përjashtimin e tyre për 10 ditë nga seancat plenare dhe punimet në Kuvend.
Të dy janë shprehur se kanë bërë vetëm detyrën dhe kanë kërkuar të flasin në seancë, sepse për këtë arsye janë zgjedhur nga populli. Ndërkohë, kryesuesja Klotilda Bushka i ka thënë Këlliçit se pretendimet e tij do shqyrtohen në seancë, kurse Noka akuzohet për zhurmën me bilbil.
Me kërkesë të shtatë deputetëve të Partisë Socialiste, Sekretariati i Etikës do të shqyrtojë provat dhe dëshmitë për të dalë në fund me një vendim, nëse Këlliçi dhe Noka do të përjashtohen nga punimet e Kuvendit apo jo, shkruan newsbomb.al.
Pjesë nga debati në Sekretariatin e Etikës, në Kuvend:
Belind Këlliçi: Në dijeninë time, nuk kam folur në asnjë moment gjatë seancës. Jam i hapur të pres çdo provë materiale, dëshmi, sepse nuk e di për çfarë bëhet fjalë. Që ta di se çfarë kam bërë, se të përjashtohesh se nuk ke folur kjo është hera e parë që më ndodh.
Ja këtë, stativ për telefonin. (Ngre në dorë stativin që vendoset për të mbajtur celularin).
Klotilda Bushka: Të gjitha pretendimet që keni do i shqyrtojmë në seancë. Keni përdorur gjatë gjithë seancës mjete zhurmuese.
Flamur Noka: Tani, prej kaq vitesh, keni të paktën 9 vite që Edi Rama ka bërë gjithçka për të mbyllur zërin e opozitës. Edi Rama është njeriu i vetëm në 32 vite demokraci që është intimidues i pareshtur i opozitës. Kur ai shante…
Klotilda Bushak: Ju mund të vazhdoni të flisni, por këtu jeni thirrur për shkeljet tuaja.
Flamur Noka: Kjo që po bëni ju sot është luftë për të asgjësuar opozitën. Ne po kërkojmë të trajtohemi si opozitë e vendit, jo sa të merret fjala dhe ne të na ndërpritet. Ju e keni ndjek, sa herë që merret fjala ndërpritet pa bërë 30 sekonda.
Unë jam deputet i Kuvendit, ata që më kanë zgjedhur kërkojnë që unë të flas. Detyra jonë është të përçojmë zërin e qytetarëve, të mbrojmë demokracinë. Fjalën e lirë dhe opozitarizmin do e mbrojmë me çdo çmim.
Diskutime rreth kësaj post