Kryeministri Edi Rama njofton se Ura e Zogut mbi lumin Mat, një monument kulture, do të restaurohet nga qeveria shqiptare dhe projekti tashmë është miratuar. Rama ndan dhe pamjet e projektit dixhital të hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit.
“Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture. Tashmë projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale për ndërhyrjen në këtë objekt”, shkruan Edi Rama.
Që nga viti 1999, Ura e Zogut është shpallur monument kulture, por pavarësisht statusit ishte lënë në harresë. Përmbytjet e viteve të fundit e kanë rrezikuar së tepërmi, ndaj thirrjet drejtuar qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës për të ndërhyrë kanë qenë të shumta dhe të herëpashershme.
Historia e Urës së Zogut mbi lumin Mat
Ura e Zogut është një nga më të veçantat, për strukturën e saj arkitekturore dhe stilin e harqeve. Ajo gjendet në të majtë të Rrugës së Kombit, në të dyja ekstremet e lumit Mat. Në fillim të majit 1927-të ura ishte pothuajse e përfunduar, ndërkohë që Ahmet Zogu e ndiqte personalisht, herë pas here, ndërtimin e saj.
Ajo u quajt Ura e Zogut sepse vetë mbreti ishte ideatori i ndërtimit të kësaj ure shumëfunksionale, sidomos për kohën. Ato vite ajo ishte një portë e domosdoshme për të hyrë në Shqipërinë e epërme që përfshin Shkodrën, Lezhën, Mirditën, Tropojën, Kukësin, Pukën etj. Ura është projektuar nga inxhinieri italian Martini dhe pothuajse e gjithë baza materiale u soll nga italianët.
Që nga viti 1999, Ura e Zogut është shpallur monument kulture, por pavarësisht statusit ishte lënë në harresë. Ajo është shpallur Miss Ballkani në vitin 2001 në një konkurs mbarëkombëtar, për vlerat e saj arkitekturore dhe inxhinerike.
Diskutime rreth kësaj post