Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Ermiona dhe Olta kanë pasur një debat me njëra-tjetrën. Gjithçka nisi nga një fjali që kishte thënë aktorja teksa ndodhej në dhomën ku fle Ermiona. Ajo ishte shprehur se vjen era këmbë.
“Mua këmbët edhe më vijnë erë, me thënë të drejtën”, thotë Ermiona dhe Olta ia kthen: “Vazhdon akoma”.
Ermiona në një moment i dha informacion nga jashtë, duke i thënë se ‘njerëzit jashtë nuk të pëlqejnë kështu’. Më pas Olta e pyeste vazhdimisht ‘a nuk më pëlqejnë? A nuk kam fansa jashtë?’.
Ermiona nuk shtoi më asgjë në lidhje me këtë pasi Bledi i thoshte që të ketë kujdes, të mos japë informacion nga jashtë. Kjo për shkak se ata kanë vetëm pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” dhe e dinë se çfarë ka ndodhur jashtë në lidhje me reality show-n.
Pjesë nga biseda:
Ermiona: Është ofenduese ajo që ke thënë. Në vend që të thuash më fal të gjithëve këtu, ti bën kështu si kryeneçe kot
Olta: Nuk bëj kot, unë jam kryeneçe
Ermiona: Po mirë atëherë, vazhdo se e ke shumë mirë kështu, se gjithë njerëzve atje jashtë je duke u pëlqyer shumë
Bledi: Jo me këto
Olta: S’janë?
Ermiona: Jo pra
Olta: Nuk më pëlqejnë?
Ermiona: Jo fare, me këto sjellje kështu. Ja po ta them
Olta: Nuk kam fansa fare atje jashtë? Nuk më pëlqejnë ata jashtë?
Bledi: Jo me këto informacione
Diskutime rreth kësaj post