Katër deputetë të tjerë të PD pritet të përjashtohen nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare.
Vendimi do të merret të mërkurën e 15 shkurtit, në mbledhjen e Sekretariatit të Etikes që nis në orën 14:00.
Në këtë mbledhje do të vendoset lidhur me kërkesën e bërë nga një grup deputetësh socialistë, për përjashtimin e katër deputetëve të PD, Sali Berisha, Flamur Noka, Belind Kelliçi, Edi Paloka.
PS kërkon që Sekretariati i Etikës të përjashtojë me 10 ditë 4 ligjvenesit demokratë duke e çuar në 12 numrin e deputetëve që përjashtuar dhe që nuk do të marrin pjesë në seanën plenare të së enjtes, ditë kur është thirrur nga opozita protesta e radhës.
Tubimi do të nisë në orën 10:00 para godinës se Parlamentit, në të njëjtën orë kur pritet të zhvillohet dhe seanca.
Kujtojmë që në datën 8 shkurt, janë përjashtuar për 10 ditë deputetët, Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati.
Diskutime rreth kësaj post