Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke folur për përfshirjen e tij në skandalin McGonigal.
Kryemadhi u shpreh se Rama është i gatshëm të bëjë çdo gjë që të heqë vëmendjen nga vetja. Ajo tha se shqiptarët nuk duhet të çuditen nëse Rama do të japë urdhër që finalja e Big Brother Vip të bëhet një ditë para zgjedhjeve në mënyrë që votuesit të qëndrojnë të mbërthyer para ekranit.
“Mos u çudit kur të kesh finalen e Big Brotherit me 13 Maj një ditë para zgjedhjeve me urdhër të Edi Ramës. Që të rrinë shqiptarët të shohin Big Brother”, deklaroi ajo.
Kryemadhi foli edhe per qirinjtë e ndezur para kryeministrisë në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri. “Të merret njëherë me viktimat e tërmetit të Shqipërisë se i ka lënë akoma jashtë. Mendoj të sjellim një metodë tjetër të denoncimit politik me fakte”, u shpreh ajo.
“Ky paska qenë guvernatori i rublës. Ka tani tre javë që është zhdukur. I ka ikur zëri. Në çdo argumentim që Rama mundohet me makinën e propagandës e ka të kotë. Kësaj nuk i shpëton dot askush edhe të jetë presidenti i SHBA. Mund të përdorë imunitetin diplomatik për momentin por e ka shumë të vështirë sepse dashje pa dashje gjërat do të jenë si pasqyra, të depërtueshme për t’u parë nga njerëzit. Unë e thashë edhe dje në parlament që do të dalin jo 225 mijë dollarë por miliona lekë të paguara nga Edi Rama.
Është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që të jetë pjesë e BE. Çdo pozicionin që Edi Rama i bën Shqipërisë është për ta mbajtur larg Bashkimit Europian”, u shpreh deputetja e PL.
Diskutime rreth kësaj post