Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ndodhet ditën e sotme në Prishtinë, ku ka zhvilluar një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeminstrin Albin Kurti.
Ajo ka postuar disa foto nga takimi me Kurtin dhe shkruan se rruga drejt integrimit është jetike.
“Me Albinin për shqiptarët në Shqipëri 🇦🇱edhe Kosovë 🇽🇰. Rruga jonë e integrimit është jetike; Çfarë është e përbashkët mund të rritet së bashku, shprehej kancelari gjerman Brandt. Kemi shumë për të mësuar nga njëri tjetri! 🇦🇱🫶🇽🇰” shkruan ajo.
Po ashtu pak minuta në parë, ka postuar një foto me Osmanin, ky të dyja shihen të buzëqeshura, teksa shkruan se kanë pasur një bisedë të frytshme për procesin e integrimit dhe situatën në Kosovë.
“Me Presidenten energjike 🏃♀️ te Kosovës, Vjosa Osmani! Në një bisedë të frytshme për procesin e integrimit 🇪🇺 dhe situatën në Kosovë” shkruan Tabaku.
Diskutime rreth kësaj post