Endri Xhafo e detyroi Ditmir Bushatin të flasë për largimin e tij nga qeveria katër vite më parë.
Duke sjellë në kujtesë deklaratat e Berishës në atë kohë dhe mbrojtjen që ish-ministri i jashtëm grek Kotzias bëri në media për largimin e Ditmir Bushatit, gazetari e pyet ish ministrin se kush e largoi nga detyra.
Ditmir Bushati nuk e mban dot të qeshurën në studio për këtë pyetje që ka munduar gazetarin dhe kthen përgjigjen e tij.
Intervista:
Pyetje: Zoti Bushati, Sali Berisha ka thënë Ditmirin e hoqi Erdogan. Kolegu dhe nuk di nëse mund të spekuloj, miku juaj Kotzias, ish ministër i jashtëm i Greqisë ka thënë: Ditmir Bushati nuk u largua nga kabineti sepse qendroi gjatë në krye të diplomacisë, por sepse kishte një qendrim tjetër për cështjen e Kosovës. Me pak fjalë ai ishte kundër ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Kam një pikëpyetje disa vjecare nga pamundësia për tju intervistuar kush ju hoqi? Kush e hoqi Ditmir Bushatin?
Ditmir Bushati (qesh): Po pse edhe pas katër viteve kur unë nuk jam më aty prapë duhet të vazhdoj të përgjigjem?
Xhafo: Sepse nuk e keni dhënë asnjëherë përgjigjen…
Bushati: Po kjo është një temë tanimë e ezauruar që nuk ma do mendja që ka ndonjë interes.
Xhafo: Kush e hoqi Ditmir Bushatin?
Bushati: Po çfarë duhet të them: kryeministri se normal kryeministri e heq ministrin.
Xhafo: Kush i tha?
Bushati: Po normal vetja e vet. Këtë temë e kemi harruar.
Diskutime rreth kësaj post