PS do kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të 4 deputetëve të PD-së.
Duke iu referuar burimeve nga PS, sipas informacioneve, raportohet se pas kaosit në seancën e djeshme të parlamentit, PS do kërkojë përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Flamur Nokës, Sali Berishës, Belind Këlliçit dhe Edi Palokës.
Seanca e djeshme u shoqërua me tensione, përplasje dhe akuza, teksa jashtë parlamentit zhvillohej protesta e thirrur nga opozita. Për gati 1 orë e gjysmë, deputetë të PD-së u përplasën me socialistët, ku kryefjalë e akuzave ishte çështja McGonigal, ndërsa disa prej tyre nuk u lejuan që të hynin në sallë pasi ishin të përjashtuar.
Ndonëse salla u përfshi nga debate të ashpra, ku Garda u ngrit dy herë për të rrethuar foltoren, kryetari i PD-së Sali Berisha mori disa herë fjalën dhe pasi ndërpritej nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla fuste në ‘lojë’ “Facebook”-un e tij, nga ku bënte lidhje live.
Në sallën e Kuvendit nuk munguan as zhurmat e shkaktuara nga rënia e bilbilave, si dhe goditja me duar e tavolinave, në shenjë proteste për situatën e krijuar në Kuvend, seancë në të cilën kryeministri Edi Rama mungoi për të disatën herë. Ndërkohë, jashtë sallës së Kuvendit, ku u mbajt për gati 2 orë protesta e opozitës, u regjistruan disa episode të dhunshme.
Diskutime rreth kësaj post