Edhe pse kanë kaluar shtatë ditë nga tërmeti shkatërrues në Turqi, grupet e kërkim-shpëtimit vijojnë të nxjerrin ende njerëz nga rrënojat.
Një rast i tillë ndodhi me një të moshuar, e cila u nxor e gjallë pas 178 orësh. Ajo që mori më shumë vëmendje ishte gëzimi i familjarëve kur panë që nëna shte sërish në mesin e tyre, falë punës se ekipeve që punojmë pa pushim.
Djali i të moshuarës Serap Donmez, e cila pati fatin të shpëtonte ka bërë xhiron e mediave pasi shpërtheu në lot kur nëna u nxor nga rrënojat. Ky moment është bërë viral në rrjetet sociale. Aktualisht janë mbi 35 mijë persona të vdekur në Turqi dhe Siri nga tërmeti shkatërrues
Diskutime rreth kësaj post