Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ritheksoi dhe njëherë se sjellja e opozitës brenda Kuvendit dhe protesta jashtë ambienteve të saj është veçse një skenar pas nisjes së hetimeve për Gërdecin dhe 21 Janarin.
Deputeti bëri me dije se ditën e nesërme Partia Socialiste do i drejtohet sekretariatit për të marrë masaj për sjelljen e deputetëve demokratike gjatë seancës së sotme plenare.
“Unë mendoj se çdo qytetar shqiptar e kupton skenarin. Ditën që dosja Gërdeci po përparon drejt një gjykimi të paanshëm për të siguruar që personat e përfshirë në këtë, kur u zbulua sesi jepeshin urdhrat në 21 janar, nuk ka qenë e papritur që të kishim një përshkallëzim të personit të akuzuar për këto dy ngjarje në raport me Kuvendin. Përpjekja e tyre për të penguar punimet e kuvendit është e kotë.
Megjithatë nuk mund ta lëmë kuvendin të jetë peng dhe të keqpërdoret nga Berisha. Është qesharake që Flamuri i Saliut u përdor si bilbil për të bërë zhurmë. Ne do t’i drejtohemi nesër sekretariatit që të merren masat”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post