Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar Kuvendi duhet të plotësojë detyrat kushtetuese e jo të bëhet noterë e qeverisë.
Në fjalën e tij jashtë Kuvendit , ku po mbahet protesta e opozitës, Meta tha se ishte i sigurt se fitorja ishte shumë pranë, ndërkohë që ka falënderuar shqiptarët që i janë përgjigjur në një numër të madh thirrjes së opozitës për protestë.
“E tmerrshme të dëgjosh ata që vodhën lekët e tërmetit, që sa herë ka zgjedhje shpikin lista për banesa për ata që flenë sot në çadra për shkak të tërmetit të 4 viteve më parë.
Të dëgjosh leksione morali nga ata që FMN i tha bëni publike emrat nga ku morët të ardhura pas tërmetit. Këta vjedhin edhe në fatkeqësi.
Ndaj sot janë kaq shumë qytetarë. Ky Kuvend të plotësojë detyrimet kushtetuese për të kontrolluar qeverinë dhe taksat e shqiptarëve. A keni parë statistikat e Britanisë. A ka fëmijë siç ikin këta tanët që marrin La Machen?
Ne do të fitojmë se shqiptarët e Shqipëria do të jenë këtu për qindra e mijëra vjet të tjerë ndërsa Rilindja, sekt i pabesë kundër familjes e Adheut, do shkojë atje ku është McGonigali.
Ju falenderoj për qëndresën e qytetarinë tuaj. Fitorja është shumë e shpejtë”, tha Meta.
Diskutime rreth kësaj post