Analisti Arben Meçe tha në një intervistë për Euronews Albania se ai është i vetmi që e ka çuar në SPAK kryeministrin Edi Rama. Meçe akuzoi opozitën se merret vetëm me fjalë, duke mos pasur fuqi konkrete të imponojnë kryeministrin.
“Do ta them më vonë, kaq mjafton, por po them se e kam çuar në SPAK. Nuk është temë e kësaj bisede, bëj një emision të posaçëm dhe ta them. Di të them një gjë, që unë si një qytetar i këtij vendi kam shfrytëzuar dispozitat e ligjit dhe e kam çuar kryeministrin në SPAK”, tha Meçe.
Sipas tij, është e papranueshme që ai e kam çuar kryeministrin në SPAK dhe opozita nuk bën asgjë, se nuk e duan një gjë të tillë.
Diskutime rreth kësaj post