Sot do të jetë ditë zie kombëtare në Shqipëri si një shenjë solidariteti për Turqinë, e cila ka qëndruar pranë vendit tonë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Vendimi i qeverisë shqiptare u njoftua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë përmes një postimi në rrjete sociale.
“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më parë.
Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë.”, njoftoi kryeministri Rama.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri pas tërmetit katastrofik të së hënës ka arritur në të paktën 34,179. Nga këto, 29,605 janë konfirmuar në Turqi, tha të dielën Qendra Turke e Koordinimit të Emergjencave SAKOM. Numri i konfirmuar i vdekjeve në Siri është 4,574, sipas autoriteteve.
Ky numër përfshin më shumë se 3,160 në pjesët e kontrolluara nga opozita të Sirisë veriperëndimore, sipas ministrisë së shëndetësisë të autoritetit qeverisës të Qeverisë së Shpëtimit. Numri i vdekjeve përfshin gjithashtu 1,414 vdekje në pjesët e kontrolluara nga qeveria të Sirisë, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve SANA.
Diskutime rreth kësaj post