Babai i cili u fotografua duke mbajtur dorën e vajzës së tij 15-vjeçare nën rrënojat e tërmetit në Kahramanmaras, tha se ajo humbi jetën në momentet e para pas tërmetit.
Në deklarata për CNN Turk, Mesut Hancer ,tha se humbi edhe anëtarët e tjerë të familjes në tërmet, duke përfshirë nënën e tij, dy vëllezërit më të mëdhenj dhe një kunatë.
Hancer tha se arriti të shkonte te vajza e tij tre ditë pasi kishte rënë tërmeti. Ajo kishte qenë për vizitë te gjyshja e saj, në Kahramanmaras.
“Unë u nisa atje sapo e mora vesh për tërmetin. U përpoqa vetëm, me duart e mia, që të nxirrja vajzën time, por fatkeqësisht nuk munda”, tha Hancer.
Ai shtoi se trupi i vajzës mbi bel kishte qenë jashtë rrënojave, por pjesa tjetër ishte bllokuar nën to.
Autoritetet nuk ishin në gjendje të sillnin një ashensor ndërtimi për të ndihmuar në nxjerrjen e trupit të saj dhe një burrë e ndihmoi atë që ta nxirrte.
Hancer tha gjithashtu për CNN Turk, se aktualisht është pa shtëpi për shkak të dëmtimit që ka ndodhur në shtëpinë e tij.
Diskutime rreth kësaj post