Një qen në Hatay të Turqisë, ka pesë ditë që pret që pronarja e saj të dalë e gjallë nga rrënojat, një burrë aty pranë, Mustafa Sonmez, tha se e njeh gruan që ka mbetur nën rrënoja.
Ai tregoi se qeni doli i gjallë nga rrënojat një ditë pas tërmetit dhe që nga atëherë e ka pritur pronaren e saj, sipas videos të shpërndarë nga Reuters.
“Ne e dërguan qenin në një vend tjetër, por ai u kthye. Ai vazhdon ta presë pronaren, ajo është ende nën rrënoja”, tha Sonmez.
Epiqendra e tërmetit në Turqi, ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, sipas shërbimit Gjeologjik amerikan.
Pas tërmetit të mëngjesit të 6 shkurtit me magnitudë 7.8 ballë, pati pasgoditje të tjera të fuqishme, ku më e madhja ishte ajo me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Numri i viktimave ka tejkaluar shifrën e 25 mijë, ndërkohë që ekipet e emergjencave po punojnë për nxjerrjen e personave që ndodhen ende nën rrënoja.
Mendohet që numri i tyre të shkojë në disa qindra.
Diskutime rreth kësaj post