Zemërimi i shoqërisë turke, sa vjen e rritet për mungesën e plotë të mbrojtjes antisizmike të godinave që u shembën si letra, ndërkohë është bërë virale një foto e shpërndarë nga gazetari turk, i cili tregon një zonë të rrënuar në Kahramanmaras, ku e vetmja godinë që ka mbetur në këmbë, është ajo e Inxhinierëve të Ndërtimit.
Gazetari Ragip Soylu shkroi në llogarinë e tij në Twitter:
“Një ndërtesë qëndron në Kahramanmaras: Dhoma e Inxhinierëve të Ndërtimit”.
Diskutime rreth kësaj post