Ambra Ceka nga Tirana, ka bërë një gjest bujar për të prekurit nga tërmeti në Turqi, Ambera e cila studion për mjekësi në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Ankara, ka bërë donacion paratë e bursës së saj që merr nga shteti turk.
“Unë paratë e bursës sime i kam dërguar për shoqet e mia që janë prekur nga tërmeti. Ne si shokë të klasës kemi bërë një kontribut të vogël. I kam dërguar në zonën Hatay në Turqi”, u shpreh Ceka për AA-në, duke shtuar se është prekur shpirtërisht nga tërmeti.
Ceka tregon se momentalisht në Turqi, ndodhen edhe studentë të tjerë nga Shqipëria që nuk janë kthyer për pushime dhe, sipas saj, janë solidarizuar vullnetarisht duke ofruar ndihma të ndryshme dhe para.
Diskutime rreth kësaj post