Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur lidhur me protestën e opozitës të zhvilluar ditën e sotme.
Boçi tha se qytetarët dolën sot në shesh për të ruajtur vlerat demokratike dhe jo për marrjen e pushtetit.
Gjatë një interviste televizive, deputeti foli edhe për protestën e radhës të paralajmëruar nga opozita të hënën më 13 shkurt, ku theksoi se Rama e mori mesazhin, dhe se nga qytetarët do të vijnë ata që kanë mundësi dëshirë për të protestuar.
Luçiano Boçi tha se protesta do të zhvillohet edhe me praninë e deputetëve.
“Jemi në një regjim dhe përballë një gjykimi të pjesës qytetarë. Protesta është në pjesën e saj edhe për të ruajtur një ekuilibër. Qytetarët nuk dolën për marrjen e pushtetit. PD nuk ka dalë për marrjen e pushtetit, por për të ruajtur vlerat demokratike. Marrja e pushtetit nëpërmjet formave radikale? Nuk është kjo çështja, situata është më e gjerë sesa degradimi i një pushteti. Jemi para një revolte që nuk përfshin vetëm pjesën militante, por të gjithë qytetarët. Në një moment pati një organizim politik dhe më pas protestën e morën në dorë qytetarët që detyruan zotin Berisha të bënte ndalimin në institucione. Protestuesi ka psikologjinë e tij dhe kërkon edhe goditjen sikurse është edhe në kërkesën e paqes. Pati një takim, ku u diskutuar për protestën e të hënës.
Do të kombinohet me praninë e deputetëve, janë 8 deputetë të përjashtuar dhe pjesa tjetër brenda sallës së parlamentit. Do të ketë shoqërime edhe nga protestues. Protesta i pati të gjitha dimensionet. Nëse kishte një mesazh shumë të rëndësishme ishte që PD, kryetari i saj doli në profilin e largimit të Ramës. Jo vetëm protestë që të largohet Rama, por çfarë sjellim ne. Mesazhet sot ishin shumë të forta…Ditën e hënë protestuesit do të vijnë, sot erdhën, a ishin në masë? E mori Rama mesazhin!? Do të vijnë protestues që kanë mundësi dëshirë për të protestuar. Unë jam për akte akoma më të forta. Një revolucion demokratik nuk është i barabartë me një revolucion shumë të fortë klasik”, tha Boçi.
Diskutime rreth kësaj post