Ish-kryeministri Sali Berisha, mbylli sot protestën, ndërsa kërkoi nga mbështetësit të mblidhen sërish të hënën para parlamentit, për të kërkuar largimin e qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama.
“Të hënën ka parlament. Revolucioni na fton të gjithëve para parlamentit të hënën. Të gjithë të bashkohemi, të kalojmë nga beteja në betejë”, tha Berisha.
Pavarësisht se protesta nuk ka zgjatur as dy orë, Berisha nuk ngurroi të flasë për “premtime elektorale”, ndërsa këtu përmendi uljen e çmimit të energjisë, rritjen e pagave, mbështetjen për fermerët etj.
“Ne jemi në betejë, por thirrja ime është: të shndërrohemi në qytetarë të revoltuar dhe protestues, të vazhdojmë revolucionin tonë deri në fitore. Thirrja ime është çdo ditë; të bëjmë gjithçka për t’i shkurtuar jetën këtij regjimi. Regjimi i Edi Ramës duhet përmbysur një ditë e më parë. Ju siguroj se PD nuk synon gjë tjetër, se opozita nuk ka qëllim tjetër, përveç se të përmbysë monizmin dhe të çlirojë shqiptarët nga ky monizëm i egër dhe represiv. Do jetë dyfishim i rrogës, do jetë minimumi jetik aq sa është rroga minimale. Përgjysmimi i siguracioneve shëndetësore për fermerët. Rikthim i çmimit të energjisë në 7 lekë për familjarët dhe 6 lekë për bizneset. Do ketë përgjysmim takse për naftën. Asnjë tender apo koncesion pa garë, asnjë kompani offshore s’do mund të marrë pjesë në garë në Shqipëri. Do dërgohen për ndjekje penale Edi Rama dhe të tjerë”, tha ai
Diskutime rreth kësaj post