Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës, nga ku ka lajmëruar nisjen e “revolucionit demokratike”, Berisha foli përpara mbështetësve të PD-së dhe aleatëve, duke deklaruar se do të thotë gjithmonë të vërtetën.
Ai u ndal te skandali “McGonigal”, duke e quajtur “një turp për Shqipërinë”, ato që i konsideron përpjekjet e Ramës për të korruptuar ish zyrtarin e lartë të FBI-së dhe për ta përdorur kundër opozitës.
Berisha gjithashtu, kërkoi dorëheqjen e Ramës.
“O besëprerë jep dorëeheqjen, largohu!”, kjo ishte një nga thirrjet e kreut të PD në drejtim të kryeministrit.
PJESË NGA FJALIMI:
“Qytetarë të pranishëm në këtë cunam të revolucionit demokratik!
Dita e madhe e siparit të revolucionit demokratik, të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri. Do ta nis fjalën me një shprehje të George OrWell, I cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre. Ndaj edhe sot, ditën e siparit të revolucionit tonë demokratik, për përmbysjen e monizmit dhe fitoren e demokracisë, do të themi të vërtetat tona.
Qëllimi më themelor i këtij revolucioni, që nis sot më 11 shkurt, është të mbrojmë të vërtetat dhe të bëjmë cdo sakrificë dhe përpjekje që ato të triumfojnë. Rroftë fitorja!
Në protestën e fundit, opozita pro perëndimore e Shqipërisë, u tregoi të vërtetën liderëve europianë, se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Evropë, është kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm të kontinentit. Është narkokrati që duke vjedhur votën dhe pasuritë e shqiptarëve.
Të gjithë e mbani mend baltën që hodhi Rama ndaj opozitës për ta heshtur atë. I mbani mend masat që mori kundër popullit opozitar. Mbani mend atentatin që organizoi me një mjeran të paguar që zëri ynë heshtte, por zëri ynë ushtoi në të gjithë botën.
E vërteta kurrë nuk mbulohet dot, ajo gjithmonë triumfon.
Edi Rama përmendet 14 herë në akt-padinë e cështjes me të cilën korruptoi njërin nga zbuluesit më të fuqishëm të planetit. A ka anti-kushtetues më të shëmtuar se ky? A ka atentat më të rëndë ndaj demokracisë së një vendi sesa ky? A ka turp më të madh për Shqipërinë sesa ky akt?“, tha ndër të tjera Berisha.
Diskutime rreth kësaj post