Në protestën e thirrur nga opozita, ku kryefjalë e tyre është largimi nga pushteti i Kryeministrit Rama, nga rrethi i Gramshit sipas kreut të Partisë Demokratike, Kodhel Çala, tubimit do i bashkohen 100 demokratë.
Transportimi i protestuesve do të bëhet me rreth 25 autovetura, por jo në autokolonë apo me pankarta e flamuj.
Ai tha se shoferët e autobusëve nuk kanë pranuar që të transportojnë drejt Tiranës, protestuesit, pasi kanë frikë nga gjobat e policisë.
“Ne vetë nuk kemi mundësi financiare që të paguajmë autobus dhe e dyta, shoferët e autobusëve nuk mund të na vijnë, pasi ndëshkohen me gjoba të mëdha nga policia e qarkullimit Elbasan. Kujtojmë faktin se unë si kreu i PD jam gjobitur me mjetin tim si taksist se perse po merrja pjesë në protestë”, tha ai.
Ndërkohë, kreu i Partisë së Lirisë, dega Gramsh, Admirim Kala deklaroi se në protestë do marrin pjesë 50-60 simpatizantë edhe qytetarë të thjeshtë.
Diskutime rreth kësaj post