Moderatorja Kiara Tito, ka bërë një deklaratë të bukur mbrëmjen e djeshme, në lidhje me marrëdhënien e saj me Luizin, ku të dy konkurrentët e “Big Brother Vip”, kanë performuar gjatë provës javore për një natë kabareje.
Kiara ka hapur zemrën për Luizin, duke e quajtur këtë të fundit “dashurinë e jetës”.
“Këtu jam shumë e lumtur sepse kam njohur dashurinë e jetës sime”, është shprehur ajo.
Në fund, çifti ka shkëmbyer edhe një puthje që ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë banorëve, të cilët u dhuruan duartrokitje.
Kiara ka kërkuar që të vendosë duart e saj dhe të Luizit në telajo, si shenjë e dashurisë së tyre.
Diskutime rreth kësaj post