Moderatorja Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli janë çifti më i komentuar i momentit.
Dyshja po vazhdojnë romancën e tyre brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Ndonëse shpesh ka zënka të vogla mes tyre, ashtu si në çdo çift, Kiara si asnjëherë më parë ka treguar ndjenjat e saj për Luizin.
Gjatë një bisede me Diolën, Kiara është shprehur se Luizi i ka dhuruar emocione që prej kohësh nuk i ka ndjerë dhe çfarë është më e rëndësishmja për të e bën të ndihet femër.
“Unë me Luizin realisht kisha shumë kohë që nuk përjetoja emocione të tilla dhe ai ma jep këtë gjë . Më jep edhe emocionin më bën të ndihem femër që është shumë e rëndësishem dhe këtë nuk duhet ta harrojë asnjë vajzë dhe çdo ditë e më shumë po e kuptoj këtë gjë. Më bën të ndihem mirë edhe kur më përkëdhel, kur më puth gjithmonë. Më jep ndjesi shumë të mirë”, ka thënë Kiara.
Diskutime rreth kësaj post