Olta Gixhari u rikthye në ekran pas një kohe të gjatë shkëputjeje. Ajo prej rreth dy vitesh është shpërngulur në Spanjë, ku solli në jetë edhe djalin e saj.
Për befasi ajo u bë pjesë e “Big Brother VIP”, duke surprizuar njerëzit me pjesëmarrjen e saj. Dhe sa për rrugëtimin e saj deri tani, mund të themi se është shoqëruar me shumë kritika në publik.
Ndërkohë, mediat po sjellin në vëmendje një çështje gjyqësore që ajo ka lënë të hapur jashtë. Më 2 mars të vitit të shkuar, Dosja.al raportoi se Olta ka hedhur në gjyq Teatrin Kombëtar.
Padia është bërë për zgjidhjen e kontratës së punës. Sipas paditëses, Oltës, zgjidhja e kontratës është bërë me efekt të menjëhershëm pa shkaqe të justifikuara. Ndërkohë që kërkon dëshmshpërbim për zgjidhen e kontratës. Teksa aktorja e njohur është brenda shtëpisë, duket se gjyqi ende vazhdon dhe nuk ka marrë një vendim për ankesën e Gixharit. Kujtojmë se pak kohë më parë Olta është përplasur me Hervin Çulin, asokohe drejtor i Teatrit Kombëtar. Aktorja nga Durrësi u shpreh duke thënë se e vetmja aktore që ka marrë role ka qenë gruaja e Hervinit, aktorja Adelina Muça. Kjo e fundit iu përgjigj Oltës duke deklaruar se Hervini e ka marrë në punë Oltën dhe se ajo kishte cënuar vajzën e tyre.
Diskutime rreth kësaj post