Luiz Ejlli ka shprehur pëlqimin e tij për Kiara Titon që ditët e para që ata u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.
Nga ana tjetër moderatorja është treguar më e rezervuar. Teksa Luizi i kërkonte një puthje, ajo refuzonte duke i thënë se do ia jepte kur ajo ta ndjente.
Puthja e shumëpritur erdhi kur Vëllai i Madh u tha banorëve që të organizonin një dasmë në kuadër të lojës. Secili prej tyre mori një rol dhe nusja e dhëndri u bënë pikërisht Kiara dhe Luizi.
Teksa ‘prifti’ që ishte Kristi tha ‘mund ta puthësh nusen deri diku’, ishte moderatorja që iu afrua këngëtarit dhe e puthi. E që nga ai moment puthjet e përqafimet nuk kanë ndaluar.
Por së fundmi, Kiara i ka shprehur hapur ndjenjat Luizit, duke i thënë: “Sa inat më vjen që ke filluar të më pëlqesh kaq shumë”.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Nuk ngopem duke të të parë. Fli këtu, nuk ka gjë, nuk jam duke të kërkuar gjë. Fli, seriozisht.
Kiara: Ah sa inat më vjen që ke filluar të më pëlqesh kaq shumë
Luizi: Ka mundësi të lutem se dua me të pa
Kiara: Jo, të kam shumë inat. E di pse them kam inat? Se them mund të bësh gabime, e ti fal pastaj.
Luizi: Nuk do bëj gabime, për Zotin
Diskutime rreth kësaj post