Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, pas 40 minutash ka lënë ambientet e SPAK.
Në një deklaratë për mediat Gjiknuri u shpreh se ishte thirrur për të dëshmuar lidhur me çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan e cila ishte kontraktuar për tu ndërtuar me një vlerë prej 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro.
“Isha për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për tu ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro”, u shpreh Gjiknuri.
Diskutime rreth kësaj post