Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama gjatë një mbledhje me studentët njoftoi se shumë shpejt paga minimale në Shqipëri do të shkojë në 40 mijë lekë të reja në sektorin publik dhe privat.
“Dua tju them një sekret, jemi ketu midis nesh dhe mbase është gjëja e duhur që të ndaj me ju.
Paga minimale shumë shpejt do të shkoë në 40 mijë lekë dhe kur them shumë shpejt, çështje disa javësh dhe do të fillojë të aplikohet brenda pak muajsh për të gjithë, ne nuk duam të ketë një pagë poshtë 40 mijë lekësh si në sektorin publik dhe privat”, u shpreh kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post