Analisti Lorenc Vangjeli ka ngritur dyshime se Lulzim Basha mund të jetë pyetur në SHBA, në lidhje me çështjen “McGonigal”.
Heshtja e Bashës për “McGonigal”, sipas tij është i dyshimtë, pasi me dhënien e dëshmisë, mund të ketë marrë imunitet në SHBA.
“Supozojmë se Rama është iniciator i një hetimi të SHBA, por ne harrojmë thelbin e historisë se në këtë rast Rama është denoncuesi. Dhe e dyta gjëja që harrohet në këtë zhurmnajë, fakti a ekziston, a është bërë një lobim për para të dyshuara dhe e dyta që ka kaluar në kanale ruse. Hetimi penal i bërë në Shqipëri është për pastrim parash. Por në të gjithë këtë ka një çelës që fshihet dhe pas heshtjes së Bashës. Me shumë gjasa Basha është pyetur në SHBA, ndoshta dhe ka marrë imunitet atje, por kjo se zhbën dot faktin se si janë siguruar ato para dhe në këtë mund të gjesh disa përgjigje”, është shprehur Vangjeli.
Diskutime rreth kësaj post