Kreu i PL, Ilir Meta ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen me opozitën në protestën e 11 shkurtit, teksa ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “bën gjithçka për të shmangur vëmendjen nga skandali që ka plasur”, duke iu referuar çështjes “McGonigal”.
“Mos u habisni që nga përpjekja për të shpëtuar veten e fituar kohë sa të mundet nga ky skandal i madh që i ka plasur atij e të tjerëve e që nuk e mbyll dot më ky se as cështjen e Bilalit nuk e ka mbyllur.
Duhet të keni parasysh se ky është gati të shpikë cdo lajm dhe për të ndenjur një ditë më shumë në pushtet që të ndalojë policia dhe Zahon vetëm që të largojmë vëmendjen nga ky, nga kjo flagrancë botërore ku është kapur.
Ky është gjithë regjimi i fëlliqur i Ramës.
Me pronat e pasuritë e shqiptarëve korrupton zyrtarë ndërkombëtarë, përdori në mënyrë të paligjshme bëj shantazh përfshi dhe asaj drejtësisë së re.
E shkatërro e mino cdo ditë vlerat e demokracisë me qëllim instalimin e një regjimi mafioz, mbajtjen nën presion të qytetarëve duke kërcënuar me bukën e gojës, gjobat.
Ky për të shmangur skandalin e tij, e që do e marrë me vete, inskenon gjithë shtetin për dy punonjës tek spitali të cilët kanë bërë një akt të papranueshëm, që i kanë marrë qytetarit lekë, i paraqet dhe si mjek kur kanë qenë personel shëndetësor, per të teeguar si po e lufton ky korrupsionin. Kjo drejtësi me regji është gjellë që ka kohë që nuk e hanë dot më shqiptarët.
Pra të gjithë më 11 shkurt e gjithë bota të dëgjojë që këtë palaço, ta marrin e të drejtojnë vendet e tyre. Vendin tonë ta drejtojnë qytetarët shqiptarë e Zot i këtij vendi do jetë vota e tyre e lirë.
Nuk ka më mazhorancë në Shqipëri, është një bandë, mazhoranca është më 11 shkurt. Të gjithë shqiptarët patriotë, kanë detyrë ndaj vetes së tyre, familjes që ti japin fund këtij cirku të shëmtuar që ka shpërbërë shtetin, moralin.
Boll më me skuthin 1 dhe 2 e kanë vendin si ai njeriu që përdorin ata dhe të tjerët. Nëse ai vend është shqetësuar për një drejtor të vendit të lartë, duhet të jemi më të shqetësuar për atë që Rama i ka bërë vendit tonë, të gjithë me 11 shkurt atje, tek Bulevardi, ta dëgjojë e gjithë bota që ky është një popull me dinjitet, kush i do reformat e këtij palaçoje ta çojë kryeministër e president në vendin e vet.
E dinë të gjithë se çfarë mostre ishte kur u gatuar. Shqiptarët të gjithë më 11 shkurt atje, kush i ka ngelur mendja tek reformat e tij, ta marrin në vendin e tyre. Që ky të shkatërrojë pluralizmin, që ky të tallë shqiptarëve, ti thotë që procesi i përpunimit të mbetjeve është më i mrekullueshmi në botë, por ska përpunim. Ndërkohë 54 milionë dollarë kanë ikur në kompani offshore, por është e tij.
Po të mos ishte e tij e kishte ndërprerë me kohë. Dihej nga 2-3 vite që ishin në Austri, ikën me mirëkuptimin e tij. Po pagesat pse nuk ndalojnë për inceneratorët. Lekët i do blejë Charles ky, ca palaço që bëjnë si opozitarë. Gjithë atje në bulevard për të treguar që do e pastrojmë vetë shtëpinë tonë.”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post