Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri Tayyar Kagan Atay.
Në një postim në “Twitter”, ambasadorja Kim shkruan se i ka shprehur homologut të saj ngushëllimet më të thella për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi.
“Në emër të Ambasadës Amerikane në Tiranë, i shpreha mikut dhe kolegut tim Kagan Atay ngushëllimet më të thella për vuajtjet e shkaktuara nga tërmetet në Turqi. Ne jemi me miqtë tanë turq në këtë kohë të vështirë. Ngushëllimet e mia ”, shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post