Veliaj gjobit Bashën për dëmet e protestuesve, ja sa duhet të paguajnë demokratët
Nga barbarizmi dhe vandalizimi i sotëm gjatë protestës së opozitës janë shkaktuar dëme material që për një ekonomi si e jona, nuk janë pak. Të paktën ne nuk e kemi luksin të shpenzojmë për dëme që e kemi shumë mirë në dorë t’i minimizojmë.
Portali ‘Lexo.al shkruan se Veliaj i ka dërguar Bashës “gjobën” që duhet ta shlyejë brenda 7 ditësh, në të kundert do duhet të bllokojë llogaritë!
Kryebashkiaku Veliaj ka publikuar faturën e dëmeve në faqen e tij në Facebook. Vlera e dëmeve është plot 163 milionë lekë gjobe!
“163 milione leke gjobe!
Kjo eshte fatura e detajuar e demeve te cilen s’duhet ta paguaje taksapaguesi i Tiranes por ata qe e shkaktuan!”, shkruan Veliaj në Facebook.
Diskutime rreth kësaj post