Ditën e djeshme banorët kanë qenë duke kaluar pasditen e tyre nën tingujt e muzikës.
Në mbyllur në dhomën e ndenjes, banorët kanë nisur të kërcejnë dhe të argëtohen me njëri-tjetrin, teksa padyshim që çifti Luiz- Kiara nuk janë ndarë.
Ata kanë kërcyer, janë puthur dhe përqafuar së bashku në sy të të gjithëve, teksa nuk kanë munguar dhe komentet pikante nga ana e banorëve.
Ka qenë Dea Mishel ajo e cila e ka parë këtë moment teksa është kthyer menjëherë nga Kristi dhe i ka thënë: Puthje me sy hapur.
Siç është vënë re, Kristi nuk e ka kuptuar fillimisht, teksa më vonë e ka marrë me mend se ky mesazh ka qenë për puthjen që ishin duke shkëmbyer Luizi dhe Kiara.
Diskutime rreth kësaj post