Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, gjatë një komunikimi për mediat u pyet se ku ishte ish-ministri Arben Ahmetaj, pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në vend.
Ai tha se Ahmetaj ka qenë pjesë e çdo mbledhjeje dhe seanca, duke lënë të kuptuar se është në Shqipëri.
“Ametaj ka qenë në çdo seancë dhe çdo mbledhje pa asnjë mungesë kështu që këtu është.”-shprehet Balla.
Kujtojmë se ish ministri përmendet nga pastruesja Rozeta Dobi si personi që kishte marrëdhënie personale me të arrestuarën Alda Klosi, e cila është lënë në burg me akuzat pastrim parash, fshehje pasurie dhe deklaratë të rreme para policisë.
Diskutime rreth kësaj post