Zv.Kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur në konferencë për “Sfidat e sigurisë kibernetike në Shqipëri”.
Pjesë e kësaj konferencë është edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi si dhe ministri Niko Peleshi. Balluku gjatë fjalës së saj u shpreh se Shqipëria do tja dalë edhe me mbështetjen e partnerëve.
“Sfidat në fushën e sigurisë kibernetike, janë impenjative. Jo vetëm për sektorin publik, por erdhe atë privat. Ndodhemi të gjithë në të njëjtin pozicion. Vetëm përmes bashkëpunimit, investimeve serioze, ne mund t’i përgjigjemi sfidave të së ardhmes.
Ne do t’ia dalim edhe këtë herë, me mbështetjen e partnerëve dhe me punën tonë. Jemi një vend që jemi rritur me sfida, që për të tjerë mund të duken të papërballueshme, por ne ia kemi dalë,” tha Ballaku.
Diskutime rreth kësaj post